.:: Zona e Lirė ::.
Ju Lutemi Kyēuni Ne Forum .

Join the forum, it's quick and easy

.:: Zona e Lirė ::.
Ju Lutemi Kyēuni Ne Forum .
.:: Zona e Lirė ::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Pse ndodhin te keqijat ne fene tone
Poema e mjerimit I_icon_minitimeWed Dec 07, 2011 1:29 am nga Gon!

» Dergo sms Falas
Poema e mjerimit I_icon_minitimeWed Jun 29, 2011 4:04 am nga girl55

» Dergoni Sms Falas Pa Limit 100% Funksionon
Poema e mjerimit I_icon_minitimeWed Apr 20, 2011 11:38 pm nga Shukrim

» BASKETBALL
Poema e mjerimit I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 11:03 pm nga CrAcKeR-ToXiC

» MOBILedit! v2.4.5.7
Poema e mjerimit I_icon_minitimeThu Oct 21, 2010 12:32 am nga becca


Poema e mjerimit

Shko poshtė

Poema e mjerimit Empty Poema e mjerimit

Mesazh nga f@t1h Wed Mar 12, 2008 2:05 am

Milosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
Poema e Mjerimit


Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.


E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!


Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.


Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.


Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj













Poema e mjerimit User_offline



Poema e mjerimit Infraction
Poema e mjerimit Report







Poema e mjerimit Quote
f@t1h
f@t1h
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 384
Age : 29
Localisation : rahovec-kosova
Reputation : 0
Registration date : 30/05/2007

http://www.fatih-ks.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi